World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU, në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori.
Nga ekipi kosovar në këtë kompeticion marrin pjesë 3 xhudistë: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, dhe Akil Gjakova.
Disitria Krasniqi (-48kg) që në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet brazilianes Gabriela Chibana dhe gjermanes Katharina Menz, Nora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë takohet me koreanen Jisu Kim, Akil Gjakova (-73kg) në ndeshjen e parë takohet me garuesin nga Gjermania Anthony Zingg.
Distria dhe Nora ndeshjen e parë do ta zhvillojnë nesër kurse Akili do të ndeshet pasnesër.
Top Channel