Jo apartamente për të huaj/ Diskriminim në Gjermani, kërkohet dëmshpërblim

11/12/2019 14:23

Një qiramarrës i interesuar, me origjinë nga Burkino Faso e Afrikës kishte shprehur interes për një apartament në Augsburg.

Por si fillim e kanë pyetur nëse është i huaj, dhe pas konfirmimit te tij, ia kanë mbyllur menjëherë telefonin DW thotë se telefonata të tjera nga të njohurit e paditësit, të cilët e kishin identifikuar veten si të huaj, gjithashtu qenë bllokuar nga pronari.

Kjo është arsyeja përse qiramarrësi u ndje i diskriminuar dhe u ankua. Në fund, gjykata e shkallës së parë në Augsburg i dha plotësisht të drejtë padisë së palës të interesuar nga Burkina Faso.

“Ky diskriminim i hapur ndaj të huajve thjesht është i papranueshëm,” tha gjykatësi Andreas Roth. Për shkak të diskriminimit, pronari i banesës duhet t’i paguajë emigrantit një dëmshpërblim prej 1000 Euro. Gjykata e shkallës së parë në Augsburg vendosi gjithashtu që pronari të mos ketë të drejtë të nxjerrë sërish një shpallje se ua jep apartamentin e tij me qira vetëm “gjermanëve”. Përndryshe, e pret një gjobe shumë me e lartë. Raste të ngjashme në të kaluarën janë zgjidhur në favor të paditësve.

Qiramarrësi i interesuar i Augsburgut ka shkuar në Gjermani si refugjat përpara 17 vjetësh, dhe e ka tërhequr edhe më parë vëmendjen për diskriminimin e përditshëm, që përfshin ngjyrën e lëkurës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA