Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish deputeti i PD-së, Ervin Slianji. Në studio u fol për çështjen e shumëfolur “Babale”, ku edhe ish-deputeti ishte i përfshirë.

Kujtojmë që çështja “Babale”, kishte të bënte për një përgjim të një personi i njohur si Albert Veliu, i cili pretendonte se ishte bashkëpunëtori në pazare droge i Agron Xhafaj, (vëllai i ish minsitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj). Ky pretendim është hedhur poshtë nga Prokuroria dhe ndaj ish-deputetit ditën e sotme është dhënë masa arrest me burg, për 1 vit e gjysmë, por e konvertuar në tre vite shërbim prove për të.

Në studio, Salianji pranoi bashkëpunimin me Albert Veliun i njohur edhe si “Babale”, por ky bashkëpunim ka shërbyer vetëm si mbrojte për ta mbrojtur këtë person nga kërcënimet, duke e larguar jashtë vendit atë dhe familjen e tij. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka bërë këtë investigim, ish deputeti tha që ne i ofruam mbrojtje sepse atij i rrezikohej jeta.

“Padiskutim unë nuk kam si të bëj kallëzim të rremë për persona me dy njerëz që nuk i njoh, unë nuk i njoh kurrë më përpara Albert Veliun dhe Alfred Alizoti. Alfred Alizotin kurrë, ndërsa Albert Veliun të njohur si “Babalja”, e kam takuar për ti dhënë garanci që ne do të publikojmë një skandal të madh kur do të jetë i përfshirë, vëllai i ministrit të brendshëm.  Kështu në këtë kuptim jo vetëm që e kam takuar por së bashku me familjen e tij e kemi ndihmuar kur është kërcënuar”, tha ish deputeti.

Pas këtyre deklaratave, gazetari Denis Dyrnjaja i shtroi pyetjen Salianjit se përse ju i keni dhënë garanci për dikë që nuk e dinit që është një personazh real, duke shtruar hipotezën që ai mund të ishte një spekulator.

Përgjigjja e ish deputetit:

“Nuk është se morëm për bazë vetëm fjalën e tij, ne verifikuam që Albert veliu kishte bërë burg së bashku me Argon Xhafaj dhe kishin punuar si pjesë e të njëjtit grup.  Unë personalisht kam parë komunikimet e tij të shpeshta me Argon Xhafajt. Dhe këto nuk i kam vetëm unë i ka edhe prokuroria si komunikime në tabulate telefonike. Këtë gjë e konfirmojnë zyrtarisht tabulatet telefonike të cilat i disponon prokuroria, dhe në komunikime të shpeshta me njëri tjetrin. Së treti investigimi i Jetmir Olldashit së bashku me Albert Veliun shkojnë në tre vende dhe gjejnë drogë. Shkojnë në Vlorë, në Tragjas edhe në Nartë duke folur për pazaret e drogës me një komunikim që kanë bërë me Agronin.”

Ndërsa në lidhje për përfshirjen e gazetarit Jetmir Olldashi, opozitari e kishte një koment. Ai tha se gazetarit të profilit investigativ, i rrezikohej jeta, dhe e vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte që të publikonim investigimin e bërë prej tij.

“Komunikimi i parë i Babales është me Jetmir Olldashin, ndërsa komunikimi i parë prokuroria thotë që e ka me mua. Për shkak se është një çështje politike unë i kam dhënë garancinë, në emër të partisë politike duke i ofruar mbrojtje. Ai ka pasur një investigim që i rrezikohej jeta, ne kemi thënë që kemi vetëm një mbrojtje ta publikojmë. Mos harroni u bë publike në emisionin investigativ ku punonte Jetmir Olldashi dhe nuk u bë publike u bë publike vetëm kur u mor përsipër nga ne”, përfundoi fjalën e tij opozitari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA