Rënia e një masivi gurësh nga faqja e malit në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” ka bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd mëngjesin e së martës.

Fatmirësisht në momentin e rënies së gurëve nuk ka pasur lëvizje të mjeteve, por rreziku mbetet i madh dhe konstant në një aks me lëvizje të dendur, i cili jo lidh jo vetëm disa qytete, por edhe dy pika të kalimit kufitar.

Lëvizja e mjeteve prej mëngjesit kryhet me një kalim, ndërkohë që po punohet për pastrimin e masivit të dheut.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë mal ka rrëshqitje të masivit shkëmbor, që jo vetëm bllokon rrugën, por bëhet rrezik serioz për përdoruesit e saj.

Asnjë mase nuk është marrë për izolimin e kësaj problematike, ndërsa disa vite më parë u tentua shpërthimi me dinamit i një pjese të faqes së malit, por edhe kjo rezultoi joefikase.

Policia ndërkohë është duke menaxhuar trafikun e rënduar për shkak të bllokimit të rrugës, ndërsa bën apel për ulje të shpejtësisë dhe kujdes në këtë aks rrugor sa herë ka mot të keq.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA