Verifikimi i lajmeve dhe parandalimi i dezinformacionin ka qenë kryefjala e konferencës Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, organizoi për këtë fenomen në Kosovë.

Në event, u prezantua një studim ku tregohej sesi dezinformimi ka qenë i pranishëm tek të gjitha partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit, duke dalluar sidomos tek sulmet ndaj kandidatëve për kryeministër Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Kadri Veseli, që mbërrinin në shpifje. Pjesë e kësaj konference ishte dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili kërkoi angazhim më të madh në mbrojtjen e qytetarëve nga lajmet e rreme, ndërsa i bëri thirrje institucioneve të kenë rolin e tyre në parandalimin dhe luftën ndaj tyre.

“Kur mendoj që qeveria ka rol në aspektin e dezinformimit, nuk mendoj për censurë. Liria e shprehjes është thelbësore në demokraci, edhe nëse është fyese. Por detyra e parë e Qeverisë është të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informacioneve të sakta. Gazetarët duhet të jenë dhe ata profesionistë e seriozë, e t`I përdorin fuqitë e tyre për të luftuar lajmet e rreme. Kërkoni informata të verifikuara”, shprehet Philip Kosnett, ambasadori i SHBA ne Kosovë.

Ambasadori amerikan shtoi se ka ndryshuar shumë cilësia e lajmeve. “Një pjesë e portaleve online të financuara dobët s’i përmbushin as standardet. Ata shkruajnë shumë thashetheme“, citohet të ketë thënë ai. Pjesë e konferencës së fokusuar tek zbulimi dhe parandalimi I dezinformimit, ishin dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile të disa prej shteteve të Ballkanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA