Vendet e Ballkanit janë më të cenueshmet në Europë nga lajmet e rreme dhe dezinformimi.
Pjesëmarrësit e konferencës se 4-t rajonale mbi sfidat e sigurisë në Europën juglindore ranë dakort që të gjithë pak ditë më parë se ky është një problem për të gjithë rajonin, e këtë qëndrim e përforcoi edhe instituti Open Society në Sofje. Shqetësimi kryesor lidhur me raportime të tilla në median mainstream e përben Serbia dhe Republika Srpska e Bosnjes.
“Ngërci kryesor me Serbinë është se mediat më me influencë në vend, 6 të përditshme me shumë ndikim dhe pesë televizione kryesore janë pro-qeverisë e mbështesin presidentin Aleksandar Vucic dhe partinë e tij progresiste. Në hapësirën publike atje pothuajse nuk ka gazetari të paanshme”, thotë Marija Vučić nga platforma investigative KRIK.
Ajo shtoi se përhapja e lajmeve të rreme është e qëllimshme dhe se problem nuk ka të bëjë me mungesën e profesionalizmit apo gabimet. Në republikën Srpska, dy janë sipas gazetarit Emir Zulejhić, burimet kryesore te fake news, agjencitë e lajmeve RTRS dhe SRNA. Dezinformimi dhe lajmet e rreme po përhapen me një shpejtësi ta paprecendet sot nëpër botë përmes platformave sociale, por edhe mediave kryesore.
Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i teknologjisë ne Massachussets del në përfundimin se informacionet e rreme përhapen sot më shpejt dhe më shumë sesa e vërteta; sipas verifikimeve të këtij instituti prestigjoz, të vërtetës I duhej 6 herë më shumë kohë për të mbërritur tek 1.500 njerëz sesa lajmit të rremë.
Top Channel