Ende sot, në rajonin e Prizrenit ruhet një traditë e vjetër, e cila konsiston në lyerjen e fytyrës së nuseve ditën e dasmës.

Tradita shekullore e grimimit të vajzave të reja para martesës është trashëguar brez pas brezi në Lubin të Poshtëm, një fshat boshnjak nën malin Sharr, në komunën e Prizrenit në jug të Kosovës.

Tradita, origjina e së cilës është më e lashtë sesa kujtesa e gjallë, konsiderohet nga pothuajse tërë banorët si identitet i veçantë i vendit. Nusja e ka fytyrën të lyer për të parandaluar fatin e keq në ditën e dasmës.

 

Procesi i këtij grimi kërkon që fytyra së pari të lyhet me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vija me pluhur nga ari dhe vizatohen rrathët si simbol

i qiellit. Më pas fytyra e nuses pikturohet me shumë ngjyra në shtresa të mrekullueshme ngjyrash.

Tre rrathët e artë simbolizojnë ciklet e jetës, të lidhur njëri me tjetrin nëpërmjet linjave të arta, të cilat njeriu i kalon në kohëzgjatjen e jetës së vet. Rrathët e brendshëm të kuq, janë simbolet e pjellorisë, prej nga ku pikat e kuqe dhe blu lindin dhe e tërë fytyra mbulohet prej tyre, duke i uruar asaj (nuses) një familje të lumtur e të shëndetshme.

Pasi lyerja e fytyrës përfundon nusja vishet me rroba tradicionale nga boshnjakët (torbeshët) e anës së Prizrenit dhe nuk guxon as sytë t’i hapë. Këna e Gurit është lloji i kanës më të vjetër që njihet në traditën e lashtë. Ky lloj i kanës gjendet në gur në shtresën e sipërme të tij, ka ngjyrën e gjelbërt. Këtë shtresë e zbusin me pak ujë aty në gurë dhe e përdorin si këna.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA