Profesoresha universitar Biljana Vankovska ka theksuar se e ardhmja e Maqedonisë është në duart e shqiptarëve, por ajo përveç kësaj ka lëshuar një mesazh thumbues, përcjell INA, duke u thirrur në një porosi të saj të lëshuar në rrjetet sociale.

“Nëse veprohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, sipas Bujarit, kjo do të sillte deri tek rrënimi i balansit midis maqedonasve dhe shqiptarëve si në kohën para vitit 2001. Zëvendëskryeministri k ërcënohet me l uftë?! E dini se, e ardhmja e Maqedonisë është në duart e shqiptarëve: Nëse ata me shqelma nuk dëbojnë këta aventurier, atëherë të gjithë do të dështojmë së bashku”, ka shkruar Vankovska, e cila në disa raste ka shprehur qëndrimet kundër ligjit për gjuhët. Vankovska i është përgjigjur zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani, lidhur me deklaratën e tij se çdo hapje e Ligjit për gjuhët, me të cilin janë mbyllur çështjet e Marrëveshjes së Ohrit do të na kthejë para vitit 2001. Ajo është e njohur edhe si kritikuese e pushtetit dhe kundërshtare e Marrëveshjes së Prespës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA