Meksikë/ Gara e babagjyshëve, me qindra Santa Claus dalin nëpër rrugë

09/12/2019 15:33

Me qindra vetë të veshur si babagjyshë të vitit të ri kanë marrë pjesë në garën e përvitshme të krishtlindjeve në Guadalahara të Meksikës.

Ky është një event i pritur me padurim në këtë qytet, të cilin duket arrin ta zhysë edhe më fort në shpirtin e festës.

“Ne vijmë të gjithë të veshur si Santa Claus. Ky është praktikisht një lloj homazhi që ne bëjmë për Krishtlindjet”, shprehet Vida.

“Është shumë bukur; këtu marrin pjesë edhe familje të tëra, kështu njerëzit hyjnë edhe më shumë në atmosferën e festës, është fantastike”, ka thënë Erika.

Mes kostumeve në ngjyrë të kuqe e të bardhë të babagjyshëve, gjen edhe nga ato të personazheve te tjera të njohura tashmë të kësaj feste, siç janë drerët apo edhe Grinchi jeshil. Gara e hareshme, që nuk është vërtet një kompeticion, është organizuar në të kaluarën për një kauzë të mirë, sepse paratë e mbledhura nga biletat, janë për të blerë dhurata fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Mes të gjithë festave të krishtera, Kërshendellat mbeten padyshim ato më të famshmet e më të kremtuarat, dhe magjinë e këtij sezoni, njerëzit në të gjithë botën, kanë nisur ta ndiejnë tashmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA