Edhe pse një sasi e madhe e ujit në lumin Zambezi zakonisht zvogëlohet gjatë muajve të verës, ekspertët kanë paralajmëruar se këtë vit ka ardhur deri te rënia e paparë e nivelit të ujit.
Afrika e Jugut është goditur nga efektet më të këqija të ngrohjes globale. Çezmat e shtëpive prej kohësh kanë mbetur pa ujë, kurse mbi 45 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente për shkak të mungesës së ushqimit nga thatësia e madhe që ka goditur këtë vend
Zimbabveja dhe Zambia janë goditur rëndë nga reduktimet e rrymës, pasi prodhimi i saj varet ekskluzivisht nga hidrocentralet Karriba që gjenden në lumin Zambezi më saktësisht në ujëvarat Victoria.
Kilometrat e këtij fenomeni natyror, që ka qenë burim jete për botën bimore, shtazore etj… tani nuk janë asgjë tjetër përpos gurë. Në pjesët tjera të lumit ka aq pak ujë sa që nuk mund të shërbej pothuajse për asgjë.
Top Channel