Një derbi, 1000 pikëpyetje. Ky është përshkrimi më i mirë që mund ti bëhet ndeshjes kryesore të futbollit në Shqipëri ku pak ditë përpara sfidës nuk ka asgjë të vendosur.

Pritshmëritë janë që 90 minutëshi të zhvillohet ne stadiumin e ri të kryeqytetit, Air Albania megjithatë biletat nuk kanë dalë ende në shitje teksa tifozët duhet të presin duke qëenë se klubi i Partizanit nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Federatën Shqiptare te Futbollit dhe shoqërinë që ka në dorëzim stadiumin, kjo përsa i përket shumës që klubi pritës duhet të paguaj në mënyrë që të luaj një ndeshje në impiantin e ri.

A do të ketë një shifër fikse? A do të ketë ndarje të fitimit nga shitja e biletave me % të vendosur nga palët apo do ketë një derbi bamirësie?
Kjo mbetet për tu vendosur dhe gjithçka do u bëhet me dije tifozëve ne faqet zyrtarë të institucioneve përkatëse.

Mes momenteve jo shumë pozitive ne dy kampet sa i përket futbollit, duhet që pak ditë përpara ndeshjes që gëzon rivalitetin më të madh, të mendojnë edhe për këtë pjese, problem ky që Partizani do kërkojë ta zgjidh duke bashkëpunuar për një alternativë sa më të kënaqshme për të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA