Ditët kalojnë dhe kurioziteti mbi të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic sa vjen e shtohet, teksa duket se tashmë suedezi do të rikthehet në kampionatin italian, aty ku po negocion me Napolin, Milanin dhe Bolognën.
Por për të shtuar edhe më shumë kuriozitetin ka menduar menaxheri i suedezit, Mino Raiola, që në një intervistë për mediat ka deklaruar se vendimi nuk është marrë akoma dhe se Ibra do të vendosë si njeri i lirë për të ardhmen e tij.
“Ne jemi njerëz të lirë dhe kemi ende kohë për të vendosur. Nuk e dimë ende emrin e skuadrës së re. E sigurt është që Ibra do të rritë ndjeshëm interesin për kampionatin italian, përveçse do të ofrojë shumë edhe në fushën e lojës. Është akoma në formë të shkëlqyer dhe nuk e mendon tërheqjen”, deklaroi Raiola.
Top Channel