Milan arrin të bëjë dy fitore radhazi me Piolin në stol dhe ç’është më e rëndësishmja arrin të shënojë për herë të parë në këtë sezon 3 gola. “Djalli” triumfoi në transfertën e vështirë të Bolognas me rezultatin 2-3, duke kthyer shpresën dhe entuziazmin pas një ecurie aspak pozitive me dy humbje dhe një barazim.
Takimi u zhbllokua në minutën e 15-të nga Piatek, që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për përballë portierit Skorupski, 0-1.
Një lëvizje pas shpinës së mbrojtësit e Theo Hernandez në minutën e 32-të u kuptua nga Suso, që shërbeu me një asist perfekt, duke ia bërë shumë të lehtë finalizimin francezit, 0-2.
Para se të mbyllej pjesa e parë, Hernandez ishte i pafat, teksa devijoi topin në mënyrë të pavullnetshme në portën e tij, 1-2.
Pjesa e dytë nisi me golin e tretë për Milanin, i shënuar nga Bonaventura me një goditje të bukur nga jashtë zonës, 1-3.
U duk se gjithçka u mbyll, por në minutën e 84-t Sansone ngushtoi diferencën në 2-3 duke rihapur ndeshjen. Duhet theksuar se u desh ndërhyrja e VAR-it që kryesori të bindej për 11-metërsh. Milani i mbrojt mirë në minutat e mbetura, madje në shtesë pati mundësi të realizonte edhe golin e katërt pas një kundërsulmi, që nuk u mbyll me sukses. Me këtë fitore kuqezinjtë parakaluar Veronën në renditje (mbajnë vendin e 10-të).
Top Channel