Aktori amerikan, Ron Leibman, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga inflamacioni i mushkërive.

Lajmin për vdekjen e fituesit të çmimeve ‘Tony Award’ dhe ‘Drama Desk Award’ e ka konfirmuar menaxheri i tij, Robert Attermann.

“Agjencia Abrams Artist është thellë e pikëlluar për lajmin që Roni ka ndërruar vendbanim. Roni ka qenë aktor jashtëzakonisht i talentuar me karrierë të dalluar në sferën e filmit, televizionit dhe teatrit. Mendimet tona janë me gruan e tij, Jessica dhe familjen e tij”, thuhet në deklaratën e Attermann.

 I lindur në New York, Leibman ka qenë më së shumti i njohur për filmat “Slaughterhouse-Five”, “Where’s Poppa?” e “Norma Rae”.
Në vitin 1993, ai e fitoi ‘Tony Award’ për aktorin më të mirë në një shfaqje dhe çmimin ‘Drama Desk Award’ për interpretimin e Roy Cohn në “Angels in America”.

Ai u bë i njohur edhe me rolin e Dr. Leonard Green, babait të Rachel (Jennifer Aniston) në hit serialin televiziv, “Friends”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA