Rikthehet kampionati shqiptar nën moton “Dhuro për Shqipërinë”

07/12/2019 14:14

Pas pushimit javën e kaluar si pasojë e tërmetit apokaliptik që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, rikthehet “Superliga Shqiptare”.

Moto “Dhuro për Shqipërinë”, është slogani që do të shohim në të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen këtë fundjavë. Të gjithë po sensibilizohen me ndihma ushqimore, shuma monetare, por edhe njerëzore. Të shumta kanë qenë Këto raste në botën e futbollit të drejtuara në formën e një letre ne drejtim të presidentit të federatës Armando Duka nga homologët e tij nga vendet të ndryshme të botës.

Kampionati është rikthyer këtë mesditë, me ndeshjet midis Bylysit dhe Partizanit dhe Laçit me Flamurtarit. Ishin pikërisht këto dy ndeshje që linçuan nismën më të re të FSHF-së, e cila ka në fokus ka personat e prekur nga kjo tragjedi, ku në drejtim të tyre do të shkojnë të gjitha paratë e përfituara nga shitjet e biletave. Por gjithashtu kjo nismë shërben dhe si formë apeli që të gjithë të solidarizohen në këto ditë të vështira që po përjeton vendi ynë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA