Vetëm 8% e banorëve në Tokë kanë sy blu, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut. Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy blu.
Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një mutacioni gjenetik që ata e kanë gjurmuar rreth 6000 ose 10,000 vite më parë.
Sipas profesorit Hans Eiberg të këtij universiteti, mutacioni gjenetik ka prekur gjenet OCA2 në kromozome, duke krijuar një ndryshim që e ndaloi aftësinë e trupit për të prodhuar sy të kaftë.
Gjeni OCA2 është kodi për proteinën P, e cila krijon melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve, syve dhe lëkurës.
“Ndryshimi nuk e ka zëvendësuar të gjithë gjenin, por ka kufizuar aftësinë për të prodhuar melaninë në irisin e syve, duke krijuar kështu sytë blu. Po të ishte shkatërruar totalisht, njerëzit nuk do të prodhonin melaninë, dhe trupi nuk do të prodhonte dot ngjyrë për flokët, sytë apo lëkurën, një sëmundje që quhet albinizëm.
Më poshtë keni disa fakte interesante për sytë blu.
Top Channel