Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë në “San Siro”, midis Interit dhe Romës. Sfida nisi me intensitet për romakët të cilët detyruan ekipin e Interit që të tërhiqej në mbrojtje.

Por nga fundi pjesës së parë ekipi i Contes sikur u rizgjua duke pasur raste të pastra shënimi por që nuk u finalizuan.

Ndër to kujtojmë rastin e Romelo Lukakut, të cilit ja mohoi golin një pritje magjike e portierit Mirante.

Mbetet për t’u parë reagimi i skuadrave pas pushimit, për të shikuar një pjesë të dytë me gola dhe më me shumë spektakël që sfida si kjo premtojnë.

Top Channel