Nga çadrat te kontenierët/ Nis zhvendosja e banorëve të prekur nga tërmeti
06/12/2019 14:55
Pa harruar viktimat dhe qindra të plagosurit, tërmeti i mëngjesi të 26 nëntorit solli dëmtimin e shumë banesave veçanërisht në Durrës dhe rrethinat përreth.
Zgjidhja momentale ishte strehimi i banorëve në çadra. Në një kohë kur temperaturat vazhdonin të uleshin dhe reshjet e shiut të shtoheshin, plastmasi s’mund të ishte më një opsion strehimi.
Për këtë arsye, banorët, shtëpitë e të cilëve rezultuan të pabanueshme po zhvendosen aktualisht në kontenierë.
Top Channel