Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në mbledhjen e sotme se askush nga administrata nuk është detyruar të japë para për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.
“Refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që medemek ne paskemi detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë, asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetare.
Ne i dhamë rrogën e nëntorit, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem, nuk ka asgjë më detyrim, por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo, publike, do e bëjmë me ligj të posaçëm, asnjë organ i qeverisjes vendore, ndërmarrje e shoqëritë tregtare me kapital 50% shtetëror, për Vitin e Ri për darka e për valle”- tha Rama, duke theksuar se do të bëhen një ndryshim në vendimin e KM për fondin e veçantë, që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë për veprimtari social-kulturore dhe shpërblime të punonjësve të institucioneve për vitin e ri.
Top Channel