Federata Spanjolle e Futbollit, organi më i fundit që solidarizohet me situatën në Shqipëri

06/12/2019 17:49

Pas tërmetit që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku si pasojë, mbetën të vdekur 51 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Spanja me anë të Federatës së Futbollit të saj, është organi  më i fundit që është solidarizuar me gjendjen aktuale të Shqipërisë.

Ata e kanë shfaqur solidaritetin e tyre me anë të një letre të dërguar në drejtim të presidentit të federatës Armando Dukës nga Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Z. Luis Rubiales. Luis shkruan se ndihet shumë i hidhëruar për gjendjen e krijuar dhe se nëse në rast nevoje ai është i gatshëm për të ofruar ndihmën e tij.

Letra e plotë:

I dashur Armand,

U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit që preku Shqipërinë.

Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj.

Mund të shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë.

Lutem të na njoftoni nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike.

Gjithë të mirat!

Top Channel