“Uefa Nations League” e cila do të zhvillohet në vitin 2020, mund të na dhurojë një derbi kombëtaresh mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Të dy kombëtaret ndodhen në të njëjtën ligë dhe mundësia që të jenë në një grup, është shumë e madhe. Në bazë të renditjes së UEFA-s, kuqezinjtë e Edi Rejës do të ndodhen në vazon e parë të ligës C së bashku me kombëtare si Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia të cilat nuk mund të përballen me Shqipërinë.
Ndërsa “Dardanët”, ndodhen në vazon e dytë po në këtë ligë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron. Shorti do të hidhet në datën 3 mars në Holandë. Kujtojmë që sipas vendimit të ri të UEFA-s, nuk mund të kualifikohen për ndeshjet e fazës play-off, kombëtaret që nuk ndodhen në Ligën A dhe B.
Këto ndeshje do ti shërbejnë kuqezinjve për të fituar pozicion dhe për të synuar për tu ngjitur më së shumti në ligë.
Top Channel