Mjaftoi një kopertinë kontroverse në shtypin sportiv italian për të rikthyer në diskutim fenomenet negative të racizmit në futbollin e apenineve.
Në një kohë që Mario Baloteli kërcënon me braktisje të fushës pasi e ofendojnë prej ngjyrës së lëkurës, dhe presidentë të ndryshëm të ekipeve lëshojnë fraza kompromentuese, tani edhe titujt janë shokues.
Corriere Delo Sport po vuan kritika të shumta për numrin e kësaj të enjteje. Black Friday e ka cilësuar gazeta e përditshme ndeshjen mes Interit dhe Romës, një analogji me sezonin e uljeve por gjithashtu me dy lojtarët e ekipeve respektive, kris Smolling dhe Romelu Lukaku. Ky i fundit ka qenë në qendër të disa episodeve raciste që kur u largua nga mancester Junaitid drejt serisë A.
“Është totalisht shokuese dhe jam i zhgënjyer. Thuajse nuk e besoj se cfarë kanë shkruar” tha Mikael Jormak, përfaqësuesi i sulmuesit të Interit kur u pyet mbi kopertinën e Corriere Delo Sport. Ai nënvizoi se racizmi mbetet problem madhor në serinë A, dhe për luftën ndaj tij po bëhet shumë pak.
Top Channel