Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, u takua me kryeministrin Grek Qiriako Micotaqis, në prapaskenat e samitit të NATO-s në Londër dhe në agjendën e tyre, padyshim, ka dominuar marrëveshja detare e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë.
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, hodhi poshtë kritikat për marrëveshjen që thuhet se lejon Ankaranë të pretendojë të drejtën mbi një pjesë zonash të pretenduara edhe nga vende të tjera, mes të cilave Greqia. Detaje të marrëveshjes së nënshkruar në Stamboll më 27 nëntor, me shefin e qeverisë me bazë në Tripoli, nuk janë bërë ende të njohura, por raportet e mediave sugjerojnë se ajo mund të zgjerojë shtrirjen e Turqisë me rreth një të tretën, duke lejuar që ajo të pretendojë edhe rezervat e zbuluara së fundmi të naftës dhe gazit në mesdheun lindor. Kjo do të binte ndesh me pretendimet e Greqisë, Qipros dhe Egjiptit.
Kryeministri grek, Qiriakos Micotaqis kish deklaruar se do të kërkonte mbështetjen e NATO-s dhe po ashtu Athina, kërcënoi se do të dëbonte nga vendi ambasadorin libian nëse nuk do të jepeshin më shumë informacione për përmbajtjen e marrëveshjes. Media turke tha se Ankaraja do ti njihte kombet e bashkuara me koordinatat e zonës së saj të re ekskluzive ekonomike në mesdheun lindor, pasi ligji të miratohej në parlament.
Top Channel