Ish-ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijevic, u dënua të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim.
“Aktgjykimi është i padrejtë, i paligjshëm dhe duhet të shfuqizohet. Është i shkallës së parë dhe jopërfundimtar deri në vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha avokati i tij Nebojsha Vllajic.
Teodosijevic u dënua për një deklaratë të bërë në mars, me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.
Me atë rast, Teodosijevic tha se “shkak për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.
Kryeministri i Kosovës, tashmë në detyrë, Ramush Haradinaj, e shkarkoi Teodosijeviqin rreth dy javë pas deklaratës.
Haradinaj tha se “gjuha e urrejtjes” e një ministri nuk mund të tolerohet.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Teodosijeviq u dënua sepse tha “atë që secili serb e di dhe e ndjen”.
Top Channel