Brandi, qeni hero i policisë shqiptare, shpëtoi personat e gjallë në pallatin me 6 kate në Durrës

05/12/2019 18:44

E pamë gjatë ditëve kur gërmohej në gërmadhat e pallateve të shembura në Durrës por të gjithë menduan se bëhej fjalë për një qen të ekipeve të kërkimit që erdhën nga jashtë. Por jo, ai është ‘Brandi’qeni hero i Policisë shqiptare, zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës

‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti. Këtë e bën te ditur Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ai tregon se pasditen e 26 Nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor. Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë u kalua në pjesën jugore të objektit. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.
Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.

FOTO GALERI
2/4
Brandi arriti te identifikonte ku ndodheshin personat e gjalle nen renoja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA