Katër të arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë- ky është rezultati i një operacioni policor në Pogradec, sa i takon fushës së tregtimit të drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë.

Kështu ranë në pranga D.Xh., 20 vjeç; R.V., 23 vjeç; D.B., 20 vjeç; K.L., 20 vjeç; si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.Z., 17 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore , si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr.1, në mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D.Xh., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 525 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA