Në zonën e plazhit tashmë puna ka nisur në një fazë të dytë, ajo e pastrimit të inerteve, pasi shumica e banesave të rrënuara nga tërmeti I 26 nëntorit tashmë janë shembur dhe është puna e IKMT-së të bëjnë pastrimin e zonës.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton nga zona e ish hotel “Verde”, një ndër hotelet e para të shembura në këtë zonë të plazhit. Puna vijon me ritme të shpejta është në fazën e fundit të pastrimit të inerteve.

Ashtu siç ka paralajmëruar dhe kryeministri I vendit në zonën e plazhit ku janë shkatërruar disa nga hotelet do të kthehen në parqe, nuk do të ketë më godina shumë katëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA