Nëna durrsake tregon momentet e ankthit që përjetoi natën e 26-nëntorit
04/12/2019 15:48
Edlira Shehu, është një nënë e re që tërmeti e gjeti në maternitetin e Durrësit bashkë me fëmijën e porsalindur në inkubator.
Vajza i ka lindur nën peshë dhe bashkë me pasigurinë për jetën e saj përjetoi dhe tmerrin për gjendjen e familjes së saj në ato sekonda të frikshme të 26 nëntorit.
Edhe sot Edlira me të bijën që lufton për jetën vazhdon të ndodhet në maternitetin e spitalit të Durrësit, ndërsa për djalin e mitur dhe pjesën tjetër të familjes kujdeset bashkëshorti. Edlira thotë se i është mirënjohëse pafund bluzave të bardha që i shpëtuan jetën foshnjës së saj dhe bebeve të tjera, pa braktisur detyrën në ato sekonda tmerri kur çdokush mendonte për të shpëtuar veten e familjet e tyre.
Top Channel