Ende nuk ka shifra zyrtare, megjithatë rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri duket nuk do të jetë vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por edhe e kushtueshme, thotë në faqen e tij online televizioni gjerman ARD.

Dhe Shqipëria, theksohet aty, është një vend i varfër. Ekspertët pretendojnë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro, vazhdon ARD. Shumë individë dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para, duke mbledhur deri tani rreth 15 milion euro. Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparencë, sepse korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri, thuhet me tej.

Qeveria, vazhdon televizioni I njohur gjerman, ka njoftuar planet për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në periudhën afat të shkurtër, do të ndërtohen deri në 5,000 apartamente, në planin afatgjatë edhe 10,000. Për më tepër, qeveria planifikon strehim social, shkolla të reja, kopshte dhe supermarkete. Të gjitha këto, kushtojnë shumë.

Kryeministri Edi Rama propozon një konferencë donatorësh e në samitin e NATO-s në Londër, dëshiron të promovojë ndihmën e rindërtimit. Shkrimi kujton sesi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar tashmë ndërtimin e 500 shtëpive të reja ndërsa Shqipëria kërkon mbështetje edhe në Azi ose Arabinë Saudite. Në të gjitha këto, shton ARD, Shqipëria po mbështetet përpos te tjerash edhe tek njohurinë e ekspertëve të huaj, në procesin e verifikimit të banesave të dëmtuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA