Kontribut me urdhër për tërmetin! Sa lekë do t’u mbahen efektivëve, drejtorëve apo shefave të Shkodrës
04/12/2019 12:57
Nisur nga ngjarja e mëngjesit të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin duke u marrë jetën 51 njerëzve, plagosur qindra të tjerë dhe dëmtuar mijëra shtëpi është vendosur që të gjithë efektivët e Shkodrës të kontribuojnë nga ana financiare për familjet e prekura nga tërmeti.
Kështu:
a. Drejtori, Zv/Drejtori dhe Shefat e Komisariateve në masën 5000(pesëmijë) lekë.
b. Shefat e Sektorëve dhe Shefat e Seksioneve në Drejtori e Komisariate në masën 4000 (katërmijë) lekë.
c. Specialistët, ndihmës specialistët dhe punonjësit e tjerë të Policisë në masën 3000 (tremijë) lekë.
d. Punonjësit e tjerë civilë në masën 2000 (dymijë lekë).
Top Channel