Basha te Unaza e Re/ Banorët: Shtëpitë u dëmtuan në 21 shtator, por askush nuk erdhi
04/12/2019 14:57
Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme banorët e “Unazës së Re” në Tiranë. Ata thanë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar që nga tërmeti i 21-shtatorit, por askush nuk i kishte parë.
Një pjesë e banorëve janë strehuar përkohësisht në një qendër humanitare tek “Unaza e Re”. Gjatë bashkëbisedimit me to, Basha vlerësoi ndihmën e ofruar në këto ditë të vështira.
Disa prej banorëve të zhvendosur në këtë qendër nga Kombinati, Vora, Ishmi dhe Bubqi tregojnë se si janë lënë të braktisur jo vetëm pas këtij tërmetit por edhe pas tërmetit të 21-shtatorit.
Top Channel