Ministria e Mbrojtjes paralajmëron, reshje të dendura dhe rrezik përmbytjesh të hënën dhe të martën Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu deri pasdite. Në pjesën e dytë të ditën pritet mot i kthellët.
Për herë të parë në zonat veriore dhe verilindore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 08ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:
Top Channel