Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se në shenjë solidariteti me të prekurit e viktimave ata kanë vendosur që të japin nga një rrogë mujore.

Gjithashtu një grup pune është ngritur për të mbledhur kontribute të tjera.

Njoftimi:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka mbledhur në shenjë solidariteti një shumë monetare nga të gjithë punonjësit e saj, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të administratës, shumë monetare kjo që do shkojë në favor të të prekurve nga tërmeti dhe familjet në nevojë. Gjithashtu një grup pune i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë.

Top Channel