“Ti Raporton”/ Qytetari në “Kinostudio”: Pallati është shumë i dëmtuar, e kanë suvatuar pa e inspektuar

02/12/2019 10:51

Një qytetar nga zona e “Kinostudios” njofton në “Ti Raporton” në Top Channel se pallati i tij ka pësuar shumë dëmtime që pas tërmetit të 26 nëntorit dhe administratori ka nisur suvatimet ndërkohë që askush nuk ka shkuar për inspektim.

Familja ime jeton ne nje pallat ne Kinostudio ku pas termetit te fundit pallati pati shume,shume probleme por administratori pa ardhur inspektimet i suvaton te gjitha suvatimet dhe ne jetojme me friken e pallatit se mos bie nje tjeter termet.

Njelloj u veprua dhe pas termetit te muajt shtator por a duhet te veprohet keshtu per frike te gjobave,burgimit? Pallati eshte ndertuar ne shtator 2017. Mund t’i shikoni vete ne videon e meposhtme Faleminderit ne qofte se e postoni”, mesazhi i plotë i qytetarit.

Top Channel