Shijak/ Zonja me vështirësi në shikim kthehet në banesë edhe pse është e pabanueshme

02/12/2019 05:21

Xhuana Plaku është një zonjë e cila banon në Shijak dhe ka vështirësi në shikim. Ajo ka qenë e vetme në momentin kur ka rënë tërmeti.

Banesa e saj është shpallur e pabanueshme. Ajo bashkë me të ëmën e saj e cila është e verbër gjithashtu kanë përjetuar momente paniku të cilët i rrëfyen në Top Channel nga intervistat e gazetares Kristi Gongo.

“Inxhinieri na tha mo të rrimë brenda sepse banesa është e pabanueshme. Por ne skemi ku të shkojmë dhe jemi rikthyer edhe një herë në banesë”- u shpreh zonja Plaku.

Top Channel