Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri publik bilancin paraprak të pasojave të tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Kështu, raportohen  131 banesa të shembura, 3811 banesa të dëmtuara rëndë, 3149 banesa të dëmtuara lehtë, 461 pallate të dëmtuara rëndë, 324 pallate të dëmtuara lehtë dhe 20 pallate të shpallura të pabanueshme.

Mbi strehimin e banorëve:

Në hotele-1961 qytetarë

Në çadra- 964 qytetarë

Në qendra sociale-867 qytetarë

Në familje dhe të afërm-2525 qytetarë

Dëmet sipas qarqeve:

Në qarkun e Tiranës rezultojnë 2000 objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm.

Në qarkun Durrës, bashkia Durrës kemi 187 objekte të inspektuara, 86 të pabanueshme dhe 4 për tu prishur. Në bashkinë Krujë, 46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për tu prishur. Në bashkinë Shijak, 45 objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për tu prishur. Në rang qarku Durrësi ka 287 objekte të inspektuara.

Deri tani janë prishur 14 objekte të shkatërruara, 7 në Durrës dhe 7 në Thumanë. Vazhdon aksioni, në Durrës për 8 objekte dhe 1 në Thumanë.

Top Channel