Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat pasdite do të sjellin reshje shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 16ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 08ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA