30-vjeçari nga Lezha, Arian Meli, që u arrestua nga policia katër ditë më parë për mashtrim ndaj fondeve humanitare të tërmetit është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës.

Meli hapi në “Facebook” një llogari me emrin “Rilindje”, ku postoi një status në emër të kryeministrit, përmes të cilit u bënte thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, që në të vërtetë ishin llogari private të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.

Top Channel