Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral Përveç hapjes së shtëpive, kampeve, përveç ndihmave materiale dhe në burime njerëzore, Kosova do të hapë edhe shkollat për fëmijët e larguar nga Shqipëria, në mënyrë që ata të mos humbasin mësimin.
Kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, dhe të strehuar në Prishtinë.
Ai ka shkruar në Facebook se së shpejti, Drejtoria e Arsimit do të tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë mësimi.
Shkollat në Shqipëri, në rajonet e prekura më shumë nga tërmeti do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 9 dhjetor ndërsa në qarqet përreth, përfshirë Tiranën, ato do të hapen më 5 dhjetor.
Ndërkohë, autoritetet kosovare nuk kanë ende një shifër të saktë se sa qytetarë shqiptarë të prekur nga tërmeti kanë hyrë në Kosovë, por vetëm në qytetin e Prizrenit llogariten më shumë se 2 mijë, prej të cilëve 500 në kampin inovativ trajnues kosovaro-gjerman dhe 1500 të tjerë në shtëpitë e prizrenasve.
Top Channel