Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, që goditi vendin në orët e para të mëngjesit solli përpos 51 viktimave dhe qindra të plagosurve edhe dëme të shumta materiale.

Shumë godina u shembën, të tjera pësuan çarje apo u cilësuan si të pabanueshme. Në Durrës, në zonën e Apollonisë së rrugës së plazhit (një ndër zonat më të prekura) gjendet një kompleks pallatesh 11-katësh, i cili në dukje krijon përshtypjen se nuk ka pësuar as edhe një dëmtim të vetëm.

Në të vërtetë, tre pallatet të bëra bashkë në formë U-je, në brendësi shfaqin një realitet krejtësisht ndryshe. Tërmeti duket se ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Top Channel ka mundur të sigurojë kontratën e shit-blerjes nga ku mësohet se kompleksi është ndërtuar 2 vite më parë nga shoqëria “BR &DT Group”, e përfaqësuar nga administrator Bardhyl Reka.

Top Channel