Në Gjirokastër raportohet nga korrespodentët e Top Chanel se prefekti ka mbledhur Komisionin e Mbrojtjes Civile.

Mbledhja po bëhet në mënyrë që të verifikohet situata e masave në rast emergjencash në të gjithë qarkun.

Gjithashtu po bëhet bilanci i ndihmave dhe situata e akomodimit të personave që mbërritën nga zona e tërmetit.

Vetëm në Gjirokastër ka 140 persona dhe në rang qarku 650 persona.

Top Channel