Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit në Ksamil, Policia Kufitare largon të gjitha mjetet lundruese nga zona
Grupet e punës të ngritur nga Bashkia e Tiranës po kryejnë verifikimet në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve të prekura nga tërmeti.
Të përbërë nga inxhinierë konstruktorë dhe ekspertë të ndërtimit, ata po verifikojnë çdo banesë apo pallat, në mënyrë që të evitohet ndonjë incident.
Ekspertët po kryejnë verifikimin jo vetëm të konstruksionit të pallatit, por edhe të mureve. Gjithashtu, shërbimet sociale kanë marrë masa për largimin e banorëve në ato pallate që janë shpallur ta pabanueshëm, duke i sistemuar në pikat e akomodimit gjer në zgjidhjen e situatës.
Puna do të vijojë deri në konstatimin përfundimtar të gjendjes për çdo banesë.
Top Channel