Familja me 4 anëtarë, në mëshirë të fatit! S’kanë çadër për strehim, shtëpia e pabanueshme
02/12/2019 11:58
Tërmeti i 26 nëntorit solli dëmtime edhe në fshatin Kullë, në bashkinë Sukth.
Problematike shfaqet situata veçanërisht në një familje të përbërë nga katër anëtarë: Agim Çuçka, i cili ka probleme shëndetësore, Lirie Çuçka, bashkëshortja e tij, djali Edison Çuçka dhe motra e Agimit, Natasha Çuçka, që të dy të diagnostikuar me probleme mendore!!
Ato nuk kanë një çadër për strehim, as ushqim e as veshje. Prej vitesh jetojnë vetëm me një ndihmë sociale prej 50 mijë lekë të vjetra. Shtëpia është e pabanueshme siç shihet edhe në fotografi, ndaj më së shumti qëndorjnë jashtë.
Top Channel