Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit solli dëmtime të shumta në godinat e Durrësit, ku një pjesë e konsiderueshme u cilësua si e pabanueshme.

Gjatë një lidhjeje direkte me gazetaren e Top Channel-it, Elda Menga në lagjen 17 te stacioni i trenit, ku 285 banorë kanë mbetur jashtë banesave të tyre për shkak se kompleksi Jedas i pallateve ka pësuar dëmtime, qytetarët kërkojnë kryerjen e inspektimeve të nevojshme nga ana e ekspertëve, që sipas tyre kanë shkuar në shumë pallate pranë kompleksit përveçse te ky i fundit. Qytetarët u shprehën për mikrofonin e  Top Channel se pas mosardhjes së tyre fshihet emri i Vangjush Dakos.

“Nuk na lenë as të marrim plaçkat tona. Gjendja katastrofike flasin vetë pamjet, katër kate janë të shkatërruara plotësisht, edhe shkallët. Nuk e përcaktojmë dot nëse është i banueshëm apo jo, ose të futemi brenda e të mbajë përgjegjësi Edi Rama.”

 

Top Channel