Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë pas kryeministrit Rama foli edhe Ministri i Bujqëisisë Bledi Çuçi cili është personi që do drejtojë operacionet.

Bledi Çuçi deklaroi se në vendin tonë kanë mbërritur 61 inxhinierë të rinj dhe dje ka nisur edhe inspektimi i banesave në Lezhë.

“Unë nuk dua të shtoj shumë. Janë 2573 banorë të sistemuar në hotele, në Shëngjin, Golem. Kemi edhe 61 inxhinierë të huaj. Do mundohemi të bëjmë shartime të grupeve të inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj. Ashtu siç thatë edhe ju zoti kryeministër grupet ndodhen në terren për të bërë inspektime.

Rezultatet nga isnpektimi do të hidhen në një database dhe rezultatet do të mund të shikohet nga të gjithë. Do shpërndahen 1000 Ipad për grupet e inspektimit”- tha Çuçi.

Top Channel