Tirana përcolli për në banesën e fundit Xhesika Biqikun, në ceremoni i pranishëm edhe Veliaj

01/12/2019 16:01

Tirana përcolli sot me dhimbje për në banesën e fundit, Xhesika Biqikun, vajzën e re e cila humbi jetën pas tërmetit të 26 nëntorit.

Qindra qytetarë të Tiranës morën pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën 20 vjeçares, e cila u lëndua rëndë ditën e tërmetit, pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve disa ditore të mjekëve.

Në shenjë nderimi në ceremoni duket se ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Tirana ishte një nga zonat e goditura rëndë nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit, teksa përveç dëmtimeve të mëdha të banesave dhe ndërtimeve të tjera, solli në mënyrë tragjike dhe një jetë të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA