Banorët rrezikojnë jetën në Durrës për të nxjerrë orenditë, gazetarja i ndjek nga pas
01/12/2019 11:44
Banorët në Durrës duket se nuk kanë ndërmend që t’ ja vënë veshin njoftimit të policisë ku u ka kërkuar që të mos ngjiten në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti pasi u rrezikohet jeta.
Ata kanë filluar që të shkojnë të marrin orenditë shtëpiake dhe sendet e tyre personal edhe pse pallatet nga momenti në moment mund të shemben.
Gazetarja, Sidorela Gjoni është ngjitur në një pallat duke treguar edhe pamjet e tmerrshme nga brenda.
Spikerja e lajmeve Monika Stafa i ka kërkuar Gjonit që të dalë jashtë, pasi ishte shumë e rrezikshme.
Një banor shprehet se pallati është ndërtuar në vitin 1998, por nuk pranojnë që të japin emrin e ndërtuesit.
/A.Pali/
Top Channel