Dy pasagjerë të riatdhesuar të anijes turistike rezultojnë pozitivë me Hantavirus, 54 persona ende në bord 11/05 14:11
I quajtur ndryshe sulmuesi i Londrës, mësohet së është dënuar më parë për vepra terrorizmi.
Kështu e ka emëruar policia britanike, sulmuesin që goditi me thikë dy persona në urën e Londrës, ditën e djeshme.
U konsiderua si një sulm terrorist, 28-vjeçari Usman Khan, i cili është dënuar për vepra terrorizimi dhe u la i lirë nga burgu vitin e kaluar.
“Ky individ ishte i njohur për autoritetet, pasi është dënuar në vitin 2012 për vepra terrorizmi,” tha zyrtari i lartë i policisë kundër terrorizmit, Neil Basu, në një deklaratë.
“Ai u la i lirë në dhjetor të viti 2018 dhe nga hetimet e kryera është e qartë se tashmë është kthyer për të kryer këtë sulm”, shprehen hetuesit.
Top Channel