Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se në Milot është ngritur Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit, në qarkun Lezhë.

Në Milot u ngrit Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit, në qarkun Lezhë.

Përfaqësuesi i Prefekturës është përgjegjësi kryesor dhe kjo Qendër do të shërbejë për grumbullimin e gjithë informacionit e problematikave, me qëllim koordinimin e veprimeve për zgjidhjen në kohë të tyre.

Në Qendrën Operacionale janë anëtarë nga të gjitha institucionet shtetërore, Bashkitë, Policia, Shëndetësia, Arsimi, Zjarrfikëset.

Një kënd i posaçëm do të jetë në dispozicion të gjithë organizatave apo aktorëve të tjerë vendas dhe të huaj që do të bashkohen në aksionet e përbashkëta.

Qendra do të funksionojë 24/24 dhe do të drejtojë dhe koordinojë gjithë veprimtaritë në funksion të menaxhimit të emergjencës në Qarkun e Lezhës.

#ShqiperiSolidare ?

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA