Në lagjen numër 2, në Kavajë, siç shihet në pamje shtëpia është dëmtuar totalisht, nga 4-katëshe është bërë 2-katëshe!

Gazetari ynë, Sokol Çobo, ndodhej pranë familjes së dëmtuar nga tërmeti, të çilët tregojnë për momentet e ankthit që kaluan mëngjesin e 26 nëntorit.

“Momenti që ra tërmeti isha në gjumë, kur dëgjoj tërmetin u ngrita. U rrëzova dy herë derisa shkova tek dera. Kur dëgjoj një zhurmë shumë të madhe. Pasi nuk hapa dot derën u ula në divan, prita sa të mbaroj tërmeti. U çova, hapa derën kur ç’të shoh, shtëpia ishte shembur”, shprehet babai.

“Shyqyr që nuk më zuri plakun brenda. Kam gjithë jetën në ndërtim, kështu e kam bërë shtëpinë. Kam shpenzuar lekë pa fund për këtë shtëpi, duke ndjek punimet. Problemi im është se më datën 2,6 dilte babai në gjyq për këtë ndërtesë. Jam nga të parët që kam paguar lekët në bankë për legalizimin e shtëpisë. E kam ndërtuar me duart e mia ”, ka thënë i biri.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA